27 të vrarë në burgun brazilian, viktimat me koka të prera

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën gjatë një trazire 14 orëshe në një burg brazilian, tha policia.

Numri i rishikuar i vdekjeve është tri herë më i lartë se ai që është raportuar fillimisht, dhe mund të rritet më tej, thanë burimet.

Dhuna shpërtheu të shtunën pasdite mes anëtarëve të bandave rivale në burgun Alcacuz, duke filluar një protestë e cila zgjati deri në një bastisje në ditën e nesërme.

Ekipet e mjekësisë ligjore thanë se shumica e viktimave ishin me koka të prera apo pjesë të trupit të copëtuara, sipas raporteve të BBC.

Nuk dihet ende nëse oficerët e burgut apo ndonjë nga stafi i burgut është plagosur gjatë incidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme