32-vjeçari që përfundoi në ndalim pas postimit për “plumbin” ndaj Donika Gërvallës dhe Vudi Xhymshitit

Sinjali ka siguruar identitetin e personit që është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se përmes një postimi në Facebook ka kanosur Donika Gërvallën dhe Vudi Xhymshitin.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Patriot Ibrahimin, 32-vjeçar, i cili është intervistuar më 18 shtator nga hetuesit e Krimeve të Rënda në Prishtinë.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, rasti lidhet me një postim të publikuar nga profili i tij në Facebook, ku, duke iu referuar Gërvallës dhe Xhymshitit, ndër të tjera shkruhej se “shpiunat” e kanë të shënuar në ballë dhe se aty “e kanë edhe nifar pike, për me kallxu ku me rrok plumi”.
Pikërisht kjo përmbajtje ka vënë në lëvizje hetuesit, të cilët kanë intervistuar 32-vjeçarin nën dyshimin për veprën penale “Kanosja”.

Pas përfundimit të intervistimit, për rastin është njoftuar Prokurorja kujdestare e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, e cila ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e Ibrahimit për 48 orë.
Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme