Kërkimet për dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës të aksidentuar në rrugën magjistrale Hani i Elezit-Kaçanik pritet të rinisin sot.
Haki Hertica nga njësia për Kërkim-Shpëtim e FSK-së, tha se kërkimet do të vazhdojmë të hënën rreth orës 09:00.
Edhe nga Maqedonia është njoftuar se sot do të fillojnë kërkimet për dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës të aksidentuar në rrugën magjistrale Hani i Elezit-Kaçanik.
Ndryshe dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të zhdukur nga e shtuna janë Malsor Shemsedin Dashi dhe Armend Mifail Trena, të dy nga Kaçaniku.