5 kompanitë që dominuan botën e teknologjisë në 2016-n

2016-ta tashmë i përket të kaluarës megjithatë është me rëndësi të kthejmë kokën pas për një moment për të reflektuar rreth progresit të bërë me angazhimet tona përgjatë 12 muajve të fundit.

Një vit i mbushur plot me të reja, vetëm pak kompani arritën të linin gjurmë në 2016-tën. Këto janë kompanitë më me influencë në 2016-tën.

Apple

2016-ta do të mbahet mend si viti kur Apple hodhi tutje kufjet tradicionale 3.5 mm. Gjatë muajit Shtator kur lançoi iPhone 7 dhe 7 Plus, kompania konfirmoi muaj të tërë spekulimesh.

Telefonët e rinj të kompanisë nuk kishin portë 3.5 mm për kufjet, ishin rezistent ndaj ujit dhe kishin një kamër më të mirë. Në vend të kufjeve 3.5 mm Apple prezantoi AirPods, kufjet wireless të cilat akoma skanë filluar të shiten masivisht.

iphone-7-modelsNë vazhdën e kësaj ngjarje e cila tërhoqi vëmendjen e shumë përdoruesve, erdhi MacBook Pro me butonat inovative funksionalë me prekje, Touch Bar. Por kjo e kishte një kosto, Apple hoqi pothuajse të gjitha portat standarte të konektivitetit duke lejuar vetëm porta Thunderbolt dhe USB-C.

Pavarësisht kritikave që Apple nuk i kanë munguar asnjëherë, kompania shënoi një tjetër vit fenomenal citonin raportet duke lënë pas rivalët jo vetëm në tregun mobil por edhe atë të laptopëve. Shërbimi i muzikës Apple Music arriti 20 milion abonentë.

macbook-prosMacBook Pro u shit në pesë ditë më shumë sesa rivalët kishin shitur laptopë në 10 muaj.

Alphabet/Google

U deshën vetëm tre ditë prezantime, njoftime dhe demo që Google të përgatitej për vënien në jetë të planit ambocioz për 2016-tën.

Gjigandi i motorit të kërkimit bëri progres në pothuajse çdo front si në harduer ashtu dhe softuer. Njoftimet e mëdha filluan në Gusht me mbërritjen e Android Nougat dhe një muaj më vonë erdhi aplikacioni i komunikimit Allo i cili formalisht çeli rrugën për asistentin e ri virtual të Google.

Megjithatë u desh një tjetër eveniment që të tregonte suprizat që kompania kishte rezervuar. 4K Chromecast Ultra, routeri Google Wi-Fi, paisja e realitetit virtual DayDream dhe produkti i shtëpisë inteligjente Google Home ishte disa prej ngjarjeve më të bujshme të vitit.

Por ai që pushtoi titujt e lajmeve ishte telefoni kampion Pixel i cili erdhi në dy versione, X dhe XL, duke shkurorëzuar markën Nexus e cila tashmë është vetëm një monument. Prodhuar nga HTC, i gjithë komuniteti i teknologjisë e admironte po aq sa e dëshironte këtë telefon falë dizajnit të mrekullueshëm, performancës së lartë, ekranit të mprehtë dhe kamerës spektakolare.

google-pixel-xl-home-800x533-cDhe qershia mbi tortë për Google këtë vit ishte dominimi i mëtejshëm i Android i cili sundonte 87.5 % të telefonëve të shitur gjatë vitit. E thënë ndryshe 9 në 10 telefonë janë Android.

Microsoft

Për Microsoft, 2016-ta ishte e gjitha “Krijo dhe Lidhu.” Tetori priti një tjetër eveniment madhështor për Windows 10-tën e cila do të marrë përditësimin e Krijuesve në tre mujorin e parë të 2017-tës. Microsoft zbuloi një sërë mjetesh dhe resursesh të reja ku spikatën aplikacioni i ri Paint tashmë tre dimensional dhe platforma krative Remix3D.

Zhvilluesi i Windows-it nuk e la me kaq. Titani i Redmontit prezantoi një version të përmirësuar të Surface Book me fuqi të shtuar në përpunimin e të dhënave grafike për realitetin virtual dhe një bateri e cila mbijetonte 16 orë punë.

Surface Studio Dial microsoftGjithashtu na tregoi se kompania e ka shumë seriozisht me realitetin virtual duke ofruar një pasqyrë të disa prej produkteve me kosto të ulët që po vijnë në 2017-tën.

Por momenti më i spikatur ishte Surface Studio, një kompjuter All-in-One, i pari desktop prodhuar nga Microsoft. I ngjashëm em iMac në flizofi, paisja ka një dizajn të mrekllueshëm me çdo komponent të shkrirë brenda ekranit.

Vjen me një paisje e quajtur Surface Dial e cila ofron mundësi të larta krijimi dhe editimi kur vendoset mbi ekran. Lëvizja e fundit madhore e kompanisë për këtë vit ishte Microsoft Teams, një konkurrent i drejtpërdrejt i Slack, ndërtuar për të lehtësuar komunikimin mes ekipeve të punës duke krijuar një ambjent produktiv.

Amazon

Askush nuk mund të mohojë boksin inteligjent Echo të Amazon dhe gjigandi i tregëtisë online vijoi të zgjeronte mundësitë e ofruara nga Echo. Kompania prezantoi Amazon dot dhe Amazon Tap, dy asistentë të rinj të shtëpisë inteligjente.

Amazon shtoi përmbajtje e disponueshme në shërbimet online të transmetimit duke përmirësuar ndjeshëm shërbimet audio dhe video. Në Tetor lançoi Amazon Music Unlimited për tu ballafaquar me Spotify dhe Apple Music ndërsa muajin e kaluar ofroi për mbarë botën shërbimin Prime Video.

Amazon Go ishte vizioni i ri i kompanisë i cili premton të transformojë fundamentalisht botën e dyqaneve online.

Nintendo

Nintendo tronditi botën e teknologjisë këtë vit dhe jo pa ndonjë arsye. Gjatë muajit Mars zhvilluesi legjendar i video lojërave bëri hapin e parë drejt lojërave mobile me rrjetin social fremium Miitomo i cili shënoi sukses me 10 milion shkarkime në mbarë botën.

U desh që të vinte vera e 2016-tës dhe Pokemon Go në mënyrë që potencial i kompanisë të dilte në dritë. Një javë pas debutimit, kjo lojë theu rekord pas rekordi dhe pati po aq përdorues ditor sa dhe Snapchat e Twitter.

pokemongo3Edhe pse shkëlqimi filloi të venitej me kalimin e javëve, Pokemon Go arriti të tejkalonte lojërat e suksesshme si Clash Royale, Traffic Rider dhe Slither.io për tu bërë loja numër 1 në 2016-tën.

Në Shtator, gjatë prezantimit të iPhone 7, Nintendo hodhi një tjetër bombë kur tha se Super Mario Run po vjen në Android dhe iOS. Nintendo shënoi sukses edhe në harduer duke rilançuar konsolën NES dhe konfirmuar mbërritjen e Nintendo Switch në javët e para të 2017-tës.

Vlejnë për tu përmendur

Edhe pse këto titanë të teknologjisë pushtuan skenën e kësaj bote në 2016-tën, nuk ishin të vetmit që lanë gjurmë.

Netflix vijoi dominimin duke krijuar më shumë përmbajtje origjinale dhe prodhuar 50% të tyre nga vetë platforma. Një vit më parë platforma debutoi në mbarë botën.

Tesla po marshon drejt një bote me makina elektrike dhe gjatë 2016-tës solli një sërë përmirësimesh të softuerit dhe sigurisë së makinave. Gjatë fundit të vitit bleu SolarCity për 2.6 miliard dollar.

Tregu mobil ka filluar të tronditet. Ndërsa Apple sundon, Huawei dhe Xiaomi po i afrohen vendit të dytë Samsung sidomos pas Galaxy Note 7-tës shkatërruese

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme