Në një rrugë të vogël në një qytet të qetë, ndodhi një krim i tmerrshëm të enjten, raporton Gazeta Express.
Një nxënës shtatëvjeçar i shkollës fillore ishte duke shkuar nga shtëpia për në shkollë kur rreth orës 12.30, kur u godit me thikë në St. Galler-Ring, jo shumë larg shkollës së tij.
Fëmija po udhëtonte vetëm në trotuar, kur u sulmua papritmas nga një person i panjohur, u tha më vonë në një deklaratë të prokurorit të Bazelit. Shtatëvjeçari u godit me thikë nga ky person. Fëmija i lënduar rëndë u zbulua nga mësuesi i klasës, që gjithashtu ishte duke shkuar në shtëpi.
Edhe pse mjekët e emergjencës u përpoqën ta ringjallnin djalin, që u pranua në departamentin e emergjencave të Spitalit të Fëmijëve, ai nuk mundi të ju mbijetojë plagëve të marrë, pavarësisht operacionit emergjent.
Sipas dëshmitarëve fëmia kishte plagë në qafë dhe kishte derdhur shumë gjak. Organet e hetuesisë ndërkaq filluan menjëherë kërkimet për të gjetur kryerësin e veprës. Një grua 75-vjeçare u pa duke u larguar nga skena.
Pak më vonë e njëjta u arrestua dhe rrëfeu për krimin makabër para prokurorit.
Banorët ndërkaq raportuan se kishin dëgjuar zhurma para se të gjenin trupin e djalit, por, ende nuk dihet nëse të dy janë njohur mes vete. As motivi i veprës nuk është bërë i qartë.