Plaçkitet dhe i vihet zjarri shtëpisë së mërgimtarit në Dragash

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Brezne të Dragashit, nga Policia e Kosovës është raportuar për një rast të vjedhjes në tentativë dhe incidentit të zjarrit.

Një person ka raportuar në polici se shtëpia e vëllaut të tij, i cili jeton në shtete përendimore , në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri.

Pas lokalizimit të zjarrit është vërejtur se persona të panjohur kishin hapur me forcë derën dhe dyshohet se pas vjedhjes i’a kanë vënë flakën shtëpisë.

Policia është duke hetuar këtë rast, ndërkaq që ende nuk ka ndonjë të arrestuar për rastin në fjalë. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme