Shpend Ahmeti nuk po tregon se me cilin krahë të Vetëvendosjes do të rreshtohet.
Bile, të mërkurën gjatë pritjes që i bëri ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozit, u vu në siklet, kur u pyet nga gazetarët se a do të zgjedh Albin Kurtin apo Dardan Molliqajn, njofton Klan Kosova.
I pari i Prishtinës mori pjesë edhe në hapjen e kuzhinës për fëmijët e çerdheve.
Këtu ai premtoi që do të ketë kushte të mira si për të ushqyerit po ashtu edhe për punëtorët në këtë qendër.
Kronikë e zgjeruar nga Agan Hajdarhoxha.