Çair – UNDP: Nënshkruhet Memorandum mirëkuptimi

Përkrahja e institucioneve ndërkombëtare për konsolidimin e vlerave demokratike të pushtetit lokal dhe përforcimin e kapaciteteve funksionuese të Këshilli Komunal si mekanizëm i kontrollit të punës, është gjithmonë e mirëseardhur dhe zgjeron perspektivën aktuale.

Bashkë me kryetaren e Këshillit të Komunës së Çairit Xhemile Memeti në zyrat e UNDP-së në Shkup me homologët nga pesë komuna tjera si: Velesi, Sveti Nikole, Vallandova, Strumica dhe Ohri, nënshkruam një memorandum mirëkuptimi me UNDP-në për realizimin e projektit “Fuqizimi i Këshillave Komunal – Faza e zbatimit“ të financuar nga Agjensioni Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim. Në këtë ceremoni poashtu morën pjesë edhe: Luiza Vinton, Koordinatore e përhershme e OKB-së dhe përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në vend, Sibill Suter Tehada, Ambasadore e Zvicrës, Suhejl Fazliu, Ministër i Vetëqeverisjes Lokale dhe Dragan Tevdovski, Ministër i Financave.

Çairi ndodhet në mesin e gjashtë komunave të para që do të përfitojnë mundësi trajnimi profesional për Këshilltarët e Komunës me qëllim që procesi i planifikimit dhe zbatimit të Buxhetit Komunal të jetë reflektim i zërit të qytetarëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme