Ish-kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila deklarimet e djeshme të kryetarit të Gjakovës, Adrian Gjinit për borxhet e trashëguara prej 13 milionë euro, i ka quajtur si ” kapaku i injorancës” dhe qasjes mashtruese të qeverisjes lokale.
Ajo ka shkruar në facebook se kryetari i Gjakovës duhet të mësojë më shumë rreth financave dhe menaxhimit publik.
Postimi i plotë i Kusari-Lila:
Demant i deklaratës për “borxhet” 13 milion Euro të “trashëguara” në Komunën e Gjakovës
Deklarimi i djeshëm i Kryetarit të Gjakovës për kinse “borxhet e trashëguara prej 13 milion Euro” është kapaku i injorancës dhe qasjes mashtruese të qeverisjes lokale dhe qendrore në Gjakovë dhe Kosovë. Një e ka harruar kryetari i Gjakovës se buxheti i Kosovës është dokument publik (përkundër që asgjë më nga administrata e Gjakovës s’është publike) dhe tabela e investimeve në buxhet për tre vjetar tregon planifikim dhe buxhetim të 13 milionë eurove dhe jo Borxh sikur thekson ai. Borxhe janë të gjitha faturat e pranuara në Komunë me raporte dhe specifikacione të bashkangjitura, ndërsa ato deri në shtator të 2017-tes kanë qenë më pak se 1 milion apo 750,000 Euro. Borxhe dhe projekte pa mbulesë ka lënë qeverisja e AAK 2007 – 2013, 6 milion Euro borxhe dhe 20 milion euro kontrata të infrastrukturës pa mbulesë. Për këto që flet Kryetari janë projekte të buxhetuara dhe paraqitura ne buxhetin e Komunës, pjesë e buxhetit të Kosovës. Nuk janë borxhe, janë kontrata tre vjeçare me planifikim të mirëfilltë të buxhetit.
Kryetarit dhe Komunës nuk i bën nder e pavërteta dhe mjegulla që medoemos duan ta shpërndajnë. Nëse keni plane apo ide, realizoni, në të kundërten borxhet apo menaxhimi konfirmohet hiq më larg se në muajin Maj kur del drafti i raportit të auditorit të pavarur. Në ndërkohë, shikoni të bashkangjitur listën e investimeve 3 vjeçare të cilat Kryetari i Gjakovës i lexon si borxhe. Ndoshta gradualisht dhe mëson pak financa dhe menaxhim publik se do të i duhet, të paktën të mos bie qesharak sikur dje.