Tre persona nga Shqipëria tentuan që të grabisin në një shtëpi në fshatin Lutogllavë të Prizrenit. Ata u kapën në flagrancë veçse e lëndua pronarin.
Nga Shqipëria erdhën me një makinë në Prizren. E të njëjtën, tre persona, shtetas shqiptarë e përdorën atë për të vjedhur në fshatin Lutogllavë të kësaj komune, njofton Klan Kosova.
Por, lëvizjet e veturës i vërejti Alban Dakaj. Ai u ballafaqua me vjedhësit të cilët e goditën dhe i morën portofolin me gjithë dokumente dhe një shumë parash.
Dakaj tha se cak nuk ishte shtëpia e tij, por të fqinjëve mërgimtarë të kësaj zone, që sipas tij edhe disa herë tjera janë thyer.
Për rastin menjëherë u njoftua policia rreth orës 23:00 që dolën në vendin e ngjarjes, e bashkë me banorët, edhe i kapën tre të dyshuarit.
Tani F.L., J., dhe A.B., të gjithë të moshës 25 vjeçare gjenden në arrest policor.