Ky është druri që mund të sillet në Prishtinë për të luftuar ajrin e ndotur (Foto)

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se me propozim të një qytetareje, është angazhuar dhe ka vendosur kontaktet e para për blerjen e City Tree.

City Tree është biofiltër që përmirëson dukshëm kualitetin e ajrit, dhe efekti i tij është sa 275 drunj të mbjellur.

Në një metër katror ofron hapësirë për 1682 bimë, duke e rritur kështu biodiversitetin në qytet. Është hapësirë/panel i gjelbër, që absorbon 250 gram grimca të pluhurit në ditë, dhe eliminon rreth 240 tonë CO2 në vit.

Komuna e Prishtinës përmes një komunikate ka bërë të ditur poashtu se projekti me City Tree do të testohet gjatë vitit 2018, dhe më pas do të shikohet mundësia që panele të tilla të vendosen në banesat ekzistuese.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme