Emisioni që demaskoi skenarin e BDI – së, paralajmëroi fundin e saj dhe hapi kapitullin e ri të quajtur BESA

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi në emisionin Arena të Tv Shenja me paraqitjen e tij ka alarmuar strukturat e larta të Bashkimit Demokratik për Inegrim. I ftuar përballë panelistëve, Ismet Ramadani dhe Xhenis Sulimani ka bërë të ditur se Lëvizja BESA, pas përmbylljes së kapitullit për bashkëpunimin opozitar, do të jetë e fokusuar vetëm në luftimin e BDI –së dhe se do të jetë e pakompromis në këtë betejë.

Gashi nuk ka shfaqur shenja hatërmbetjeje nga refuzimi i LRPDSH – së dhe Unitetit për të marrë pjesë në takimin e ftuar nga kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami. Ai thjesht ka thënë se kjo Lëvizje mbetet e përkushtuar në realizimin e platformës së saj politike dhe ka deklaruar se e gëzon fakti se tashmë pjesë e kësaj Lëvzije janë bërë mijëra aktivistë që realizojnë takime të cdo ditshme me qytetarë për të qenë sa më afër kërkesave të tyre dhe për të përpiluar një program konkret zhvillimor.

“Nese nuk e din rrugën kah do të ecësh, kot e ke marr kallashin në dorë. Duhet dije dhe guxim. Ne kemi guximin politik të ballafaqohemi me maqedonasit. Nuk kemi kohë më për të humbur, BDI duhet të ndalet”, ka deklaruar ndër të tjera Afrim Gashi.

Analistët Ramadani dhe Sulimani kanë kërkuar që në të ardhmen Lëvizja BESA të promovojë sa më shumë alternativat të cilat ajo ofron.

Emisionin e plotë i cili mobilizoi edhe deputetin dje njëherit shef i kabinetit të Ali Ahmeti, Artan Grubi mund ta ndiqni në vegëzën e mëposhtme. Përmes një postimi në rrjetin e tij të fb, Grubi shkrunte se është për keqardhje kur dëgjohet se qëllimi I vetëm është rrënimi i BDI – së.

Vetë reagimi i Grubit flet për paniken që ngjallin keto deklarime të eksponentëve më të lartë se tash e tutje BDI do te goditet dhe luftohet pa kompromis deri ne rrëzimin e saj përfundimtar.

Ndërkohë, Lëvizja BESA njihet për strukturat e saja të mirë organizuara dhe bashkë organizimin e protestës më të madhe shqiptare në Maqedoni.

Në vazhdimësi është përfolur se tema e bashkimit të opozitës është një temë e sforcuar nga qarqe të caktuara të pushtetit. Përmes mediave të afërta me pushtetin tentohej të imponohej bindja se vetëm një opozitë e bashkuar ka gjasa për ta mposhtur në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Pas qartësimit të vëprimeve të mëtutjeshme politike të opozitës shqiptare në Maqedoni, duket se BDI është alarmuar nga dështimi i skenarit të tyre.
1-856

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme