Sakte.net / E premte, 14 Tetor 2016 – 18:50
Hilary Clinton është shfaqur me një deklaratë të çuditshme në studion e moderatores Ellen DeGeneres.
“M’u duk sikur Trumpi po më zinte frymën në skenë”,- tha kandidatja demokrate teksa fliste lidhur me debatin e dytë presidencial ku ishte përballur me Trump.
“Ishte e qartë se kundërshtari im po përpiqej të dominonte të gjithë hapësirën, deri te vendi ku ishte ulur publiku. Mund të ndieje tek ai zemërimin, që buronte nga publikimi i videos dhe çdo gjë tjetër e dalë nga ‘Acces Hollywood’. M’u duk sikur po më ndiqte rreth e rrotull skenës. E ndieja praninë e tij prapa meje dhe mendova ‘kjo është e bezdisshme’. U përpoqa të mos humbisja fokusin”,- tha Clinton.
Por Republikani mohon t’i jetë ngjitur në këtë mënyrë rivales së tij:
Unë rri në podium pranë karriges sime, ajo çohet dhe ecën mes përmes e ndalon ngjitur me mua, e ditën tjetër lexoj në gazetë se “Trumpi pushtoi hapësirën e Hillarysë”.