Sakte.net / E hënë, 17 Tetor 2016 – 11:41
Trembëdhjetë persona janë lënduar në 12 prej gjithsej 26 aksidenteve të evidentuara në tre ditët e fundit në rajonin e SPB-së Shkup. Në katërmbëdhjetë është regjistruar vetëm dëm material.
Prej 13 aksidenteve të regjistruara të premten, në shtatë më pak janë lënduar tetë persona. Siç informon inspektori i pavarur Dragan Veljanoski, të shtunën është kryer ekspertizë e gjashtë aksidenteve, prej të cilave në njërën më lehtë është lënduar një person. Dje, megjithatë, janë regjistruar shtatë aksidente, ndërsa në katër prej tyre më pak janë lënduar katër persona.
Në tre ditët e fundit policia e komunikacionit ka sanksionuar pesë shoferë, të cilët me automjet kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 22 kanë vozitur nën ndikim të alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, katër kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, ndërsa 16 nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë ose kanë përdorur celular.
Janë sanksionuar edhe 45 shoferë të cilët e kanë vozitur automjetin pa patentë shoferi, përkatësisht të parregjistruar dhe 10 shoferë fillestarë të cilët kanë bërë shkelje në baza të ndryshme.
Me ndihmën e automjetit special karrotrec, gjatë këtyre tre ditëve janë larguar 121 automjete të cilat në masë të madhe e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit, si të këmbësorëve, ashtu edhe atë motorik./MIA/