E mërkurë, 19 Tetor 2016 – Sakte.net
Dominic O’Brien, 59-vjeçar, është njeriu me kujtesën më të mirë në botë, duke fituar tetë Kampionate Botërore të Kujtesës gjatë dekadës së kaluar.
Çuditërisht, i njëjti është konsideruar si një kampion i pamundur dhe kur ishte i vogël kishte probleme me përqendrimin dhe për shkak të kësaj, nuk donte që të dëgjonte mësuesit.
Gjithashtu në vogëli, ai pati një aksident: u godit nga një tren ku përplasi kokën dhe prej kësaj fitoi memorien super të zhvilluar.
I pëlqen që ta tregojë këtë histori si legjendë, por shkencërisht nuk është provuar se memoria iu zhvillua prej aksidentit.
Përkundrazi, kujtesa e tij është më pak poetike, ndoshta si rezultat i një stërvitje të madhe.
Në vitin 1987 ai pa në televizor një njeri që ishte i aftë të kujtonte pamjen e një tufe me letra dhe që prej asaj kohe u perfeksionua nga teknika e kujtesës, transmeton Shqip.
Sa për teknikat që ai përdor, O’Brein thuhet se ka zhvilluar një teknikë të tij, vetëm për të zbuluar se ajo është në fakt një teknikë e përdorur tashmë nga grekët më shumë se dy mijë vjet më parë.