Kardiologjia pa mjekë për shkak të rastit “Stenta”

E shtune, 22 Tetor 2016  –  Sakte.net

Një studenti që pjesën praktike ose ushtrimet e fakultetit i kryen në Njësinë koronare të Klinikës së Kardiologjisë “i ka ardhur radha të thotë që është mjeku” në këtë klinikë.

“Unë”, është përgjigjur ai duke qeshur, kur është pyetur se kush është mjeku në këtë njësi.

Mëngjesin e së premtes kjo klinikë ka “funksionuar” me më pak mjekë se zakonisht. Shumica e tyre kanë qenë në seancën gjyqësore për rastin “Stenta”, që ka filluar të premten.

Në këtë rast akuzohen rreth 20 kardiologë të kësaj klinike.

Në të gjitha njësitë e klinikës, sipas informatave zyrtare, kanë qenë pesë mjekë me kontratë të rregullt, një i angazhuar me kontratë mbi vepër, si dhe dy të angazhuar me kontrata të përkohshme. Për mungesën e mjekëve kanë shprehur shqetësime edhe familjarët e pacientëve të shtrirë në këtë klinikë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme