Veteranët reagojnë për Drenica II: Po kriminalizohet lufta e UÇK-së

Lidhur me vendimin e fundit të Gjykatës së Apelit ndaj rastit “Drenica II”, ka reaguar Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vendimi i Gjykatës së Apelit ka konfirmuar dënimin e shkallës së parë.

Reagimi i plotë:

Për më shumë se një dekadë, ishim dëshmitarë të dështimit total të drejtësisë ndërkombëtare, e cila përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht organizoi komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Edhe Gjykata e Apelit, me konfirmimin e dënimit që ka dhënë më herët Gjykata Themelore e Mitrovicës, për të ashtuquajturat krime lufte në rastin e njohur si “Drenica II”, dëshmon qartë se ka përpjekje të vazhdueshme për kriminalizimin e luftës sonë çlirimtare, ndërkohë që me krimet dhe gjenocidin që e ka shkaktuar pushtuesi, lëre që nuk po merret askush, por edhe e kanë amnistuar.

Lirinë e fituam me gjak dhe falë luftës çlirimtare u krijuan Institucionet e Republikës së Kosovës, të cilat e kanë obligim që me ligj ta mbrojnë luftën çlirimtare, sepse tek ne, si askund në botë, prokurori e gjyqtari bëhen gazetarë, ndërsa gazetarët bëhen prokurorë e gjyqtarë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme