Vajza e Sabit Gecit me një mesazh të fuqishëm për Kadri Veselin

Fitore Geci, vajza e ish-komandantit të UÇK-së, Sabit Geci, ka thënë se babi i saj sot nuk u përmend në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ku u diskutua për vlerat e luftës së UÇK-së, pasi që, siç thotë ajo, babi i saj është “i pari komandant i persekutuar nga ky sistem që ndjek çlirimtarët dhe amniston kriminelët”.

Këto komente ajo i bëri përmes një postimi në Facebook, duke thënë se “edhe sa kohë do të presim ne si familje që deputetët, e në veçanti kryetari Kadri Veseli, ta thonë të vërtetën?!”.

Postimi i plotë i Fitore Gecit:

“Edhe sa kohë do të presim ne si familje që deputetët, e në veçanti kryetari Kadri Veseli, t’a thonë të vërtetën?! Të flasin. Kryetari Veseli duhet të tregojë se kur do të dalë në dritë drejtësia për të cilën na thoshte se do ta dalë? Kur do të zbardhet e vërteta për prindin tonë? E vërteta në të cilën kryetari deri vonë na thoshte se e beson plotësisht? Sot l, ju kryetari Veseli, bashkeluftëtarë e miq të PDK-së dhe partive tjera harruat Sabit Gecin. Nuk e përmendni sepse ishte i pari komandant i përsekutuar nga ky sistem që ndjek clirimtarët dhe aminston kriminelët?! Nuk e keni përmendur atëherë sepse shpresonit se vetë do të shpetoni nga sistemi i padrejtë i drejtësisë. Mos harroni, viktimë e cilitdo sistem të padrejtë të drejtësisë do të jenë të gjithë, por sidomos ata që e ndertuan. Kryetar, sot nuk të shkoi ndërmend për bashkëluftetarin besnik, invalidin e luftës dhe njerin prej të parëve. Nuk t’u kujtua fare njëra nga shtyllat e UÇK-së. Apo t’u kujtua por nuk munde me e kujtu? Nuk guxove?! Po ua përkujtoj ,Sabiti është i denuar 15 vite për krime lufte. Qe 6 vite e gjashtë muaj po e vuan një denim të padrejtë dhe në kushte të rënda shendetësore. Përndryshe tërë Drenica e Kosova e dinë çfarë lufte bëri ai. La gjymtyrët në luftë, jo sikur disa nga ju që as nuk u gërvishtet. Bëri luftë në Kosovë e jo në Shqipëri sikur shumë prej jush. U burgos për krime lufte andaj e ndjejmë padrejtësinë. Ju, disa nga bashkëluftetarët e dini këtë .Neve na vjen keq për të gjithë ata që denohen për krime lufte .Për fund, prej kujt po frikësoheni burra? Prej atyre që kurrë se deshën luftën? Atyre qe u shkoni në oda e u kërkoni besë?! Apo vertetë jeni bindur se lufta nuk ishte e drejtë?! Cfarë është ky inferioritet?! Kjo sjellje struci me shpresën që të shpetoni veten? Ngriteni kokën dhe mos u turproni nga ajo që bëtë në luftë. Për veprimet e pasluftës, Zoti u ndihmoftë!”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme