Serbia, pas SHBA-ve, vendi më i armatosur në botë për kokë banori

Serbia vazhdon të jetë në vendin e dytë në listën e shteteve për nga numri i armëve për kokë banori.

Harta të cilën e ka publikuar portali britanik Telegraph, që transmeton Al Jazeera, tregon se trendi i armatimit në botë vazhdon të rritet.

Të dhënat e hulumtimit Small Arms Survey, të mbështetura në të dhënat më të reja nga burime të tjera, e vendosin SHBA-në në krye të listës botërore për numrin e armëve për kokë banori. Ky vend ka 112,6 copë armë në 100 banorë.

Në vendin e dytë, sipas këtij hulumtimi, është Serbia me 75,6 copë armë në 100 banorë, transmeton Koha.net.

“Numri i madh i armëve të zjarrit është pasojë e zhbërjes së Jugosllavisë në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, të luftërave të mëvonshme, si dhe të ligjeve mbi armët që konsiderohen liberale në krahasim me standardet europiane”, thekson gazeta britanike.

Në krahasim me raportin paraprak, numri i armëve është rritur shumë. Serbia, që ndodhet në vendin e dytë, më 2012 kishte 58,2 armë në 100 banorë, kurse SHBA 88,8.

Jemeni, Zvicra e Qipro ndodhen ndër pesë vendet e para, Maqedonia zë vendin e 20-të, kurse Mali i Zi të 21-tin, me 24,1 përkatësisht 23,1 copë armë për 100 banorë, Kroacia ndodhet në vendin e 25 më 21,7 copë armë, BeH në të 34-tin me 17, 3, ndërsa Sllovenia me 13,5 copë armë në 100 banorë ndodhet në vendin e 45-të.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme