Policia e Kosovës e merr me qera hotel “Victory”

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka njoftuar se ia ka dhënë me qira Policisë së Kosovës objektin e ish-Hotel Victory, që për shumë vite ishte mbajtur i uzurpuar nga Bedri Selmani.

Lajmin për qiradhënien e këtij objekti e ka dhënë AKP përmes një komunikate për media, ku thuhet po ashtu se është miratuar qiradhënia edhe për asete të tjera.

Objekti që i është dhënë me qira policisë ishte mbajtur i uzurpuar që nga viti 1999 nga Selmani, që një kohë ka shërbyer edhe si këshilltar i ish-kryeministrit Hashim Thaci, aktualisht president i vendit.

Selmani ishte vendosur në këtë objekt me bekimin e Azem Sylës në vitin 1999, sa ishte ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Përkohshme që drejtohej nga Hashim Thaçi. Paraprakisht, objektet e ndërmarrjes Auto Prishtina ishin përdorur nga Ministria e Mbrojtjes, deri në kohën kur UNMIK-u kishte shpërbërë këtë qeveri që nuk njihej ndërkombëtarisht./Insajderi.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme