Sarandë, grabitje karburanti me pasojë vdekjen. Autori, i paidentifikuar

Një grabitje me armë, por këtë herë jo me maska dhe me një viktimë të shënuar, ka ndodhur pak para orës 4 të mëngjesit të së dielës, në qytetin e Sarandës.

Një person i paidentifikuar ende, i armatosur me armë gjahu ka shkuar me motor drejt një karburanti, me qëllim vjedhjen e tij, duke arritur të rrëmbejë shumën prej 60 mijë lekësh, ndërkohë që ka qëlluar edhe punonjësin e kësaj pike, shtetasin 44-vjeçar A. H., i cili edhe pse është shoqëruar për në Spitalin Rajonal të Sarandës, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

Grupi hetimor i policisë ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të kryer të gjitha veprimet në lidhje me këtë ngjarje të ndodhur në lagjen “Qafë Gjashtë” dhe për të sqaruar të gjitha rrethanat e shkaqet, ndërkohë qëpo punohet edhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

/ Top Channel

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme