VV-ja viziton aktivistët e saj në paraburgim

Dy deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi kanë vizituar aktivistët e VV-së që janë në qendrat e paraburgimit në Pejë, Lipjan e Prizren.

Ministria e Drejtësisë, përmes një komunikate për media bën të ditur se ka miratuar kërkesën e deputeteve Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi, për të vizituar Qendrën e Paraburgimit në Pejë, Lipjan dhe Prizren.

Kjo kërkesë e Vetëvendosjes vjen pas vdekjes së dyshimte të aktivistit të saj Astrit Dehari, i cili ishte në paraburgim në Prizren.

“Gjatë vizitës në Qendrën e Paraburgimit në Pejë, deputetet kanë marrë opinionet e të burgosurve dhe trajtimit të tyre. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet në funksion të zbatimit të ligjit dhe aplikon standardet e përcaktuara me ligj, por vizitat në qendrat e paraburgimit nuk duhet të kenë motive politike”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Më tutje thuhet se për të vizituar qendrat e paraburgimit, ekziston procedurë standarde për komisionet parlamentare, megjithatë, duke qene se Ministria e Drejtësisë është e përkushtuar për të siguruar transparencë maksimale të procesit, ka miratuar kërkesat individuale të deputeteve.

Ministria e Drejtësisë thotë se ende është në pritje të emrave të personave të përcaktuar nga familja e të ndjerit Astrit Dehari që do të jenë pjesë e ekipit të ngarkuar për të kryer obduksionin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme