661 mijë euro, janë shpenzuar nga Ministria e Integrimeve Evropiane, gjatë kohës sa këtë ministri e drejtonte ministri, Bekim Çollaku.
272 mijë euro, ministria e Çollakut ka shpenzuar vetëm në paga e mëditje, sipas publikimeve të raportit të shpenzimeve, që kjo Ministri ka bërë në faqen e saj, shkruan Indeksonline.
As mallrat e shërbimet, nuk duket se i kanë lënë keq. Vetëm për këtë kategori, MIE, thuhet se ka shpenzuar gati 375 mijë euro, pa specifikuar se për çfarë shërbimesh bëhet fjalë.
2 mijë e 890 euro, janë harxhuar vetëm në shpenzime komunale, përderisa 11 mijë në subvencione. /Indeksonline