E hënë, 07 Nentor 2016 – Sakte.net /
Mjeku Besim Ymaj nga Shqipëria është eksperti që do të jetë prezent në obduksionin e Astrit Deharit.
Lajmin për KTV e ka konfirmuar avokati Tomë Gashi, i cili e përfaqëson ligjërisht familjen Dehari. Mësohet se familja Dehari është në pritje edhe të një eksperti britanik.
Astrit Dehari vdiq ditë më parë përderisa po mbahej në paraburgim në burgun e Prizrenit, ndërsa nuk është sqaruar ende asgjë rreth vdekjes së tij.