DRAGICA NUK ËSHTË VIKTIMA E VETME: Shqiptari vret gruan serbe në Vjenë, dënohet me burg të përjetshëm

Brahim E. (67), shqiptar nga Kosova, i cili më 20 maj në Vjenë në rrugë ka vrarë gruan Dragica E. (59) me prejardhje nga Serbia, është dënuar me burgim të përjetshëm. Brahimi gjatë hetimit e ka pranuar krimin, por ka thënë se nuk ka dashur ta vrasë, por e tëra ka ndodhur në afekt, transmeton GazetaMetro.net.

Gazeta beogradase “Blic” shkruan se motivi i vrasjes ka qenë xhelozia, ndërsa vrasëi në gjykatë ka përsëritur se edhe më tej e do Dragicën dhe se nuk ka dashur ta vrasë. Mirëpo gjykatëso duke sjellë aktgjykimit ka marrë parasysh se Brahimi edhe më parë i ka vrarë dy gra, ndërsa në vitin 2008 është dënuar me pesë vite burg për shkak të tregtisë me drogë.

Gazeta përkujton se atë 20 maj dreka e bashkëshortëve në komunën vjeneze Favoriten ka përfunduar me gjak. Dragica e ka lënë burrin dhe ka shkuar të jetojë te djali.

Dragica e ka filluar procesin e divorcit, por në drekë e ka ftuar edhe Brahimin, Mirëpo, çifti është grindur rreth nipërve, ndërsa kushërinjtë kanë tentuar ta qetësojnë situatën.

Disa kanë tentuar ta mbrijnë gruan fatkeqe, por burri i tërbuar e ka masakruar gruan, e cila ka mbetur e shtrirë në pellgun e gjakut të vet.

Vrasësi pastaj ka provuar të ikën, por se qytetarët e kanë penguar në këtë. Ai në polici ka deklaruar se ka dashur t’ia dorëzoje dokumentet për ndarje Dragicës dhe nuk ka dashur ta vrasë.

Mirëpo, djali i viktimës atëherë ka thënë se i është kërcënuar nënës dhe se ai edhe ka qenë në burg për shkak të vrasjes.

Ai ka treguar se Dragica e Brahimi janë njohur në një burg zviceran dhe se të gjithë kanë dashur ta largojnë nga lidhja me të, por ajo megjithatë është martuar me Brahimin. Djali i Dragicës ka thënë se burri gjithmonë i kërcënohej dhe në fund edhe e ka vrarë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme