Kandidatja e demokrate për president të SHBA-së Hillary Clinotn është në udhëheqje tre për qind në raport me kundërkandidatin republikan Donald Trump, kanë thënë rezultatet e anketës që sot e kanë bërë “Bloomberg” dhe Instituti për hulumtim të opinionit “Selzer&Co”, transmeton Koha.net.
Hulumtimi më i fundit, njofton Reuters, ka treguar se Clinton ka mbështetjen e 44 për qind nga të pyeturit, ndërsa Trump 41 për qind.
Në SHBA, nesër, 225 milionë amerikanë me të drejtë vote, do të vendosin ndërmjet Hillary Clintonit dhe Donald Trumpit.
Anketat e javës së shkuar bërë nga “Washington Post” dhe TV ABC kanë treguar se Hillary Clinton udhëheq 5 për qind (48-43).
Sipas anketës NBC dhe “Wall Street Journal”, Clinton udhëheq 4 për qind më raport me Trumpin.