“Sot, institucionet në Kumanovë të paktën do të duhej ta përkujtonin një atdhetar si Astrit Dehari. Një të ri me të cilin mburret gjithë shqiptaria.
E, nëse këtë nuk e bënë ata që shtirren se përfaqësojnë shqiptarët e në fakt janë shërbëtorë të Nikolla Gruevskit, do të duhej ta bënin vetë kumanovarët”, ka shkruar në rrjetin e tij social gazetari dhe kryeredaktori i portalit Sakte.net, Xhevdet Pozhari.