Vucic për ‘zgjidhje të vështira’ për Kosovën, Dodik kundër rrugës së NATO-s

Nëse Prishtina nuk është në gjendje ta heqë ‘taksën anticivilizuese’ si mund të arrijmë zgjidhje shumë të të vështira për njërën dhe palën tjetër, ka thënë kreu i Serbisë, transmeton Gazeta Metro

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic ka thënë se ka frikë se nuk do të ketë rastin ta paraqesë propozimin e tij për ‘zgjidhjen e çështjes së Kosovës’, sepse, sipas tij, nëse Prishtina nuk është në gjendje ta heqë ‘taksën anticivilizuese’ si mund të arrijmë zgjidhje ‘shumë të të vështira’ për njërën dhe palën tjetër.

Vucic e ka thënë këtë sipas medieve serbe në konferencën për shtyp pas takimit me kreun e Republikës serbe, Milorad Dodik në Beograd. Ai nuk ka folur për atë se cilat janë këto ‘zgjidhje më të vështira’të cilat i pret.

Mediet e BeH-së, ndërkaq, citojnë Dodikun të ketë thënë se nuk do të shkojnë “rrugës së NATO-s”, sepse, sipas tij, “kjo do ta shpërbënte edhe më shumë Republikën Serbe”. “Presionet janë të tepërta, nuk ka mbështetje për në NATO”, ka thënë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme