Dje pas mesnatës në Prishtinë, policia po dyshon se një person bëri vetëvrasje.
Sipas raportit të policisë, viktima e gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në rrugë afër shtëpisë së tij, raporton lajmi.net.
Ai dyshohet se ka bërë vetëvrasje.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe mjeku, i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Afër trupit të viktimës është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë.
Trupi i pajetë me urdhër të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.