Para spitalit “8 shtatori” janë mbledhur qindra familjarë të të lënduarve dhe të vdekurve nga aksidenti i sotëm tragjik që ndodhi në rrugën Shkup – Tetovë.
Zyrtarisht 13 persona janë të vdekur, por numri i të lënduarve është i madh, ndërsa familjarët e të lënduarve shumë rëndë arrijnë të marrin informata.
Ata presin çfarë do informate për gjendjen shëndetësore të të lënduarve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kaluan më shumë se tri orë, informatat i marrim nga mediat, është mirë që të marrim ndonjë njohuri”, kanë thënë familjarët.
Pritet edhe njoftim zyrtar nga MPB se çfarë ka ndodhur në aksident.
Ka pasur bisedë me vozitësin e autobusit, i cili është i lënduar dhe i hospitalizuar.