Prezantohet “Zëri i popullit rreth finales ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) organizon konferencën “Zëri i Popullit rreth finales së madhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë’.
Sondazhi që do të prezantohet në fillim të kësaj konference i jep përgjigje disa nga dilemave kryesore që e karakterizojnë dialogun e fazës finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sa përqind e qytetarëve e përkrahin korrigjimin e kufijve me Serbinë? A e pranojnë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë në këmbim të njohjes de facto nga Serbia? Cila janë të dhënat senzacionale në këtë aspekt?

Sa përqind e qytetarëve shqiptarë dhe sa përqind e qytetarëve serbë të Kosovës e përkrahin vazhdimin e status-kuo-së? Për cilën etni në Kosovë, Trepça është vijë e kuqe e patejkalueshme? Cili është ‘zëri i popullit’ për Ujmanin/Gazivodën?

Po, për Zveçanin, Zubin Potokun dhe Leposaviçin, a ka hapësirë për kompromis duke u mbështetur në ‘zërin e popullit’? Sa përqind e qytetarëve shprehën se a duhet Trepça dhe Ujmani të mbetën brenda Kosovës ? Cili është ‘zëri i popullit’ për Luginën e Preshevës?

Sa përqind e qytetarëve të Kosovës me çdo kusht dhe çdo çmim e duan Luginën e Preshevës pjesë të Kosovës? Sa përqind e qytetarëvë shqiptarë mendojnë se Lugina e Preshevës bën të mbetet akoma nën Serbi?

Sa përqind e qytetarëve shprehën se Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë ? Çfarë është surprizuese në këtë aspekt, kah po zhvendoset lavjerrësi i ‘zërit i popullit’ të Kosovës rreth bashkimit eventual të Kosovës me Shqipërinë?

Cilat janë vijat e kuqe për shqiptarët dhe serbët në fazën finale të dialogut? Këto janë vetëm disa nga pyetjet që kanë marrë përgjigjen precize nga ‘zëri i popullit’ të Kosovës.

Përveç panelistëve pjesëmarrësit tjerë do të jenë diplomatë të akredituar ndërkombëtar në Kosovë, zyrtar institucional të Kosovës, aktivistë të shoqërisë civile, publicistë dhe përfaqësues nga bota akademike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme