Rugovasit ia “zënë derën” Haradinajt, Çakorri e Kulla e Zhlepit temë diskutimi

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim përfaqësuesit e komunitetit rugovas.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se të njëjtit në këtë takim kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth projektit për ndërtimin e hidrocentralit në Lumbardh.

Haradinaj shtoi gjithashtu se për këtë, Komisioni Shtetëror për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi ka konfirmuar se janë në proces të punës dhe në afat optimal do të formohet edhe Trupi i Përbashkët Punues për Shënjimin e vijës kufitare Kosovë-Mali i Zi.

“Sot kam pritur në takim përfaqësuesit e komunitetit rugovas, të cilët shprehën shqetësimin e tyre rreth projektit për ndërtimin e hidrocentralit në Lumbardh. Njëkohësisht, në takim u shpreh edhe interesimi i këtij komuniteti se në çfarë faze ka arritur procesi i krijimit të Trupës së Përbashkët Punues për Rishiqimin dhe Korrektimin e sektorëve në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit, ashtu siç është paraparë në deklaratën e përbashkët të dy presidentëve të nënshkruar në Podgoricë më 16 shkurt 2018. Për këtë Komisioni Shtetëror për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi konfirmoi se është në proces të punës dhe në afat optimal do të formohet edhe Trupi i Përbashkët Punues për Shënjimin e vijës kufitare Kosovë-Mal i Zi”, ka shkruar Haradinaj./Gazeta Blic

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme