Deputetët shpenzuan 90 mijë euro për udhëtime, stafi i Veselit 60 mijë

Vetëm 30 mijë euro më pak kanë shpenzuar  17 persona nga stafi mbështetës i kryetarit të Kuvendit për udhëtimet jashtë vendit sesa 120 deputetët të cilët gjithsej kanë shpenzuar mbi 90 mijë euro, raporton KosovaPost.

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku, këto shifra i konsideroi të mëdha, ai kërkoi të dijë nga sekretari i kuvendit se kush vendos për numrin e delegacionit në udhëtimet zyrtare.

“Shpenzimet e 120 deputetëve për biletë 46 mijë euro, mbi 30 mijë euro mëditje mbi 20 mijë akomodim gjithsej 90 mijë euro për deputetëve. Ndërsa stafi politik në përgjithësi i ka 60 mijë euro. Kush vendos sa persona të shkojnë me një udhëtim, p.sh në Çeki”, tha Abdixhiku.

Ndërsa sekretari Ismet Krasniqi, bëri të ditur se për udhëtimet merret vendim në kryesi, mirëpo numri i stafit varet nga kryetari i Kuvendit.

Se 60 mijë euro shpenzime nga stafi i kryetarit të kuvendit janë shumë për tre muaj nuk u pajtua deputeti nga AAK, Blerim Kuqi.

“Për mua nuk janë 60 mijë euro shumë për stafin e kryetarit të kuvendit kur kemi parasysh që është niveli numër dy i shtetit”, tha ai.

Ndërsa për këtë reagoi kryetari Lumir Abdixhiku.

“Kryetari ka 17 staf mbështetës, Kuvendi ka 129 deputetë shpenzimet për tre muaj për stafin mbështetës politik janë 60 mijë euro shpenzimet e deputetëve janë 90 mijë euro. I bjen se për një muaj 17 persona të shpenzojnë 20 mijë euro. Ky numër është jashtëzakonisht i madh”, replikoi ai.

Shpenzimet nga stafi i kryetarit të Kuvendit nuk i arsyetoi as Dardan Molliqaj nga PSD.

Ai tha se udhëtimet jashtë vendit të ditës kryekuvendari i ka shfrytëzuar edhe për nevoja politike të partisë.

” Është shpenzim shumë i madh i kryetarit të kuvendit. Mendoj se kjo vjen edhe se është kryetar i një partie politike e ai i ka bërë këto vizita edhe si Kryetar i Kuvendit edhe ai i një partie politike”.

Deputetja nga PDK, Safete Hadergjonaj në anën tjeër tha se raporte të tilla si i Kuvendit do të duhej të kishte edhe për institucionet e tjera si Qeveria e Presidenca.

Hadërgjonaj më tutje tha se vizitat e kryetarit të Kuvendit janë publike.

Për shkak të mungesës së kuorumit në vendimmarrje, raporti i shpenzimeve të Kuvendit nuk është dërguar në kryesi të Kuvendit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme