Qeveria do të bie bashkë me taksën

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Qeveria e Kosovës do të bie së bashku me taksën e vendosur ndaj produkteve serbe.

Haziri ka thënë se ka një marrëdhënie të tensionuar në mes qeverisë, BE-së dhe SHBA-ve.

Ai ka theksuar se si parti opozitare nuk janë pyetur kur është vendosur taksa duke shtuar se kanë dal shumë sponsorë të kësaj tarife.

“Në fakt, kemi një marrëdhënie të tensionuar ndërmjet Qeverisë së Kosovës edhe me BE-në, edhe me NATO-n, dhe tash po shkon në drejtim të tensionimit të raporteve edhe me Qeverinë e SHBA-së. Për shkak të tarifës e cila po lexohet si kushtëzim në dialogun Kosovë-Serbi. Që në fakt është bërë si kundërmasë e ofensivës diplomatike serbe kundër Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Neve si parti opozitare nuk na kanë pyetur kur e kanë vendosur taksën. Kanë dalë shumë sponsorë të kësaj tarife. Tashmë, po e them me cinizëm, se ka mbetur një gazetar de fakto sponsori kryesor i kësaj tarife. Por, fati i Qeverisë është i lidhur ngushtë me këtë tarifë”, ka thënë Haziri për Express.

Sipas tij, heqja edhe rënia e kësaj Qeverie do të ndodhin bashkërisht me taksën.

“Po e konfirmoj atë që kam thënë më 21 janar se edhe tarifa edhe Qeveria do të shkojnë bashkë. Koha po e dëshmon se po shkohet në atë drejtim”, ka deklaruar Haziri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme