Arrestohen dy shqiptarë për shqetësimin e një familje serbe në Viti

Policia e Kosovës ka arrestuar dy shqiptarë në Viti, të dyshuar se para një jave, sipas TV Puls në gjuhën serbe, kishin hedhur gurë mbi shtëpinë e një serbi në qendër të këtij qyteti, transmeton Koha.net.

Dy të arrestuarit dyshohen për rastin e ndodhur para një jave të cilësuar si “shqetësim”, citon TV Pulsi zëdhënësin e policisë në Gjilan, Ismet Hashanin.

Shtëpia e familjes Saviq në Viti një javë më parë ishte gjuajtur me gurë në orën 01,20 pas mesnate. Ky, sipas këtij burimi, ishte sulmi i gjashtë ndaj familjes Saviq që nga fillimi i i këtij viti.

Vjet, raporton TV Puls, familja Saviq ishte shënjestër sulmesh të vandalëve tri herë, për pasojë policia kishte arrestuar tre persona.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme