E hëne 14 Nentor 2016 – Sakte.net /
Tani që Donald Trumpi është zgjedhur president i SHBA-ve, do të jetë dhe banori më i rëndësishëm i Shtëpisë së Bardhë. Por, miliarderi duhet ta meritojë qëndrimin atje duke respektuar një seri rregullash.
Para së gjithash Trump duhet të mësohet me etiketën e “Zoti President” apo “Zotëri”, me të cilën edhe familjarët më të afërt duhet ta thërrasin. Ndër të tjera duhet të vishet gjithnjë mirë, pra jo me sandale dhe pantallona të shkurtra dhe gjëja më kurioze është se duhet të nënshkruajë gjithnjë me të njëjtin stilolaps, një “Parker”.
Ndërkohë, edhe pse shumë njerëz nuk e kanë thënë asnjëherë, jo të gjitha shërbimet e Shtëpisë së Bardhë janë falas: shërbimi për shembull, duke qenë i menaxhuar nga kompani të brendshme, do të ngarkohet direkt në llogarinë e presidentit.
Aty, mes të tjerash, nuk ka as berber e parukier, sepse çdo president ka të tijin personal, transmeton GazetaShqip.
Edhe ushqimi, në kundërshtim me atë që ju mund të mendoni, vjen nga jashtë dhe në veçanti, nga shefa të lartë kuzhine.
Rregulla të tjera të forta i përkasin edhe pirjes së duhanit, makinave dhe fotove. Në Shtëpinë e Bardhë ndalohet pirja e duhanit qëkur Hillary Clinton ishte Zonja e Parë.
Po ashtu, presidenti i ri nuk mund të drejtojë makinën absolutisht, sikundër anëtarët e familjes së tij. Për zhvendosjet e tij, do të kujdeset shërbimi sekret.
Obama, si president, ka lëvizur gjithnjë me “Bishën”, kështu quhej ndryshe një limuzinë e gjatë pesë metra e gjysmë dhe që peshonte shtatë tonelata. Për udhëtimet jashtë vendit, numri i makinave të shoqërimit shkon deri në 30-40 të tilla. Rregulla të ashpra edhe për fotot dhe “selfiet”. Presidenti nuk mund të bëjë dhe lejojë asnjë. E vetmja shkelje e bërë në këtë rast është një foto e Bebe Vio me Obamën.
Trump, në fund nuk mund të qëndrojë asnjëherë i vetëm: do të survejohet 24 orë në 24.