Axhiev: Gjykata Administrative e pengon punën e Komisionit për Lustrim

I pari i komisionit për Lustrim, Tome Axhiev e ka akuzuar Gjykatën Administrative për pengim të punës së Komisionit për Lustrim, pasi siç thotë ai, ka shkatërruar 17 vendime për lustrim të lëshuara nga ky komision, transmeton Telegraf.
”Vetëm gjatë muajit të kaluar, kemi pranuar 17 vendime të cilat janë kthyer prapë nga Gjykata Administrative. Këto vendime ne kanë pritur një vit në këtë gjykatë dhe i kanë mbajtur nëpër syrtare. Sipas gjitha gjasave njejtë do të trajtohen edhe 40 vendime tjera që i kemi dërguar në këtë gjykatë” thotë Tome Axhiev, i pari i komisionit për Lustrim.

Përndryshe, ky komision deri tani ka propozuar rreth 200 vendime për njerëz që duhet të largohen nga vendet vendimarrëse pasi dyshohen se kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete të vendeve tjera dhe nga ish-Jugosllavia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme