Sa PASURI kanë Pendarovski, Reka dhe Siljanovska!? (FOTO)

Sa pasuri kanë, në fakt çfarë kanë paraqitur deri tek Komisioni për parandalimin e korrupsionit kandidatët për president shteti, Stevo Pendarovski, Blerim Reka dhe Gordana Siljanovska-Dafkova mund të shihni në dokumentet zyrtare që ka siguruar MEDIAL.MK

PENDAROVSKI nuk posedon patundshmëri

Sipas të dhënave të paraqitura deri tek Komisioni për parandalimin e korrupsionit nga koha kur Pendarovski ishte emëruar Koordinator kombëtar për NATO-në, në emër të tij nuk ka paraqitur patundshmëri.

Pendarovski në emër të tij ka paraqitur vetëm një makinë të tipit YUGO dhe një librezë bankare në të cilën ka 12.230 euro.

Në emër të bashkëshortes së tij Pendarovski ka paraqitur edhe një makinë të tipit Reno Megane dhe një librezë bankare.

Listën e plotë anketuese të Pendarovskit mund ta shihni në këtë VEGËZ:

Çfarë PASURIE ka Blerim Reka!?

Sipas fletës anketuese të cilën e ka dorëzuar deri tek Komisioni për parandalimin e korrupsionit menjëherë pasi është emëruar ambasador në Misionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut pranë Bashkimit Evropian , Blerim Reka në emër të tij ka paraqitur një shtëpi prej 200 metrave katror në Shkup me vlerë prej 200 mijë euro dhe një makinë të tipit AUDI A3.

Reka gjithashtu ka paraqitur edhe një depozit bankar në vlerë prej 38 mijë eurove si dhe pagën e atëhershme mujore e cila ka qenë 2 mijë e 601 euro.

Fletën e plotë anketuese të Blerim Rekës mund ta gjeni në këtë VEGËZ:

Nuk ka të dhëna zyrtare për SILJANOVSKËN!

Si profesore, Gordana Siljanovska-Dafkova nuk ka për obligim të paraqesë pasurinë që posedon.

Gjatë periudhës kur Siljanovska ishte funksionareshtetërore (1992-1994), nuk ka ekzistuar obligimi i paraqitjes së pasurisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme