Policia rrit masat e sigurisë – rriten edhe gjobat për shkeljet gjatë dimrit

E martë, 15 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Policia e Kosovës, do të rrisë masat e sigurisë në komunikacionë gjatë sezonit dimëror.  Gjithë këto masa, siç shkruan Gazeta Monitor, do të merren me qëllim të parandalimit të aksidenteve në trafik.

Në një përgjigje për Gazetën Monitor, nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës, është thënë që plani operativ i Policisë parasheh detyra konkrete të shtuara gjatë sezonit dimëror.

“Policia e Kosovës është ne zbatim të Planit Operativ ‘Sezoni dimëror’  që parasheh detyra konkrete, të shtuara të policisë gjatë kësaj sezone, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në trafik dhe ngritjes së nivelit të sigurisë”, është thënë në përgjigjen e Zyrës për Informim të Policisë.

Sipas Policisë, rregullat e vozitjes gjatë sezonit janë të njejta me ligjin paraprak, mirëpo janë rritur gjobat për shkeljet eventuale të këtyre rregullave.

“Parashihen edhe gjobat për mosrespektim të këtyre neneve (psh. 40 euro gjobë për mosposedim të pajisjeve dimërore nga ngasësi i automjetit si dhe gjoba më të larta për drejtues të  automjeteve të kompanive), këto rregulla kanë qenë edhe në ligjin e vjetër, gjoba ka pësuar ndryshim”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Sipas ligjeve aktuale, që nga sot, vozitësit janë të obliguar që të kenë me vete pajisjet dimërore./Gazeta Monitor/.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme