Vjedhjet në vend janë bërë të shpeshta, ku për çdo ditë Policia njofton për raste të ndryshme që qytetarët apo bizneset i raportojnë.
Të enjten pas mesnate, përkatësisht rreth orës 3:00, cak i hajnave ma maska kanë qenë banorët e fshatit Dritan apo ish-Dobroshec të Komunës së Drenasit.
Në dy lagje të këtij fshatit janë kryerje vjedhje ku kjo ka shqetësuar shumë banorët e asaj ane për shkak të pasigurisë.
Në lagjen Kastrati është vjedhur një veturë dhe një traktor, ndërsa në lagjen Hajdari është vjedhur një veturë dhe disa materiale që thuhet se kapin vlerën prej tre mijë euro.
Vetura e vjedhur në lagjen Kastrati është një llojit BMW dhe një traktor, ndërsa në atë Hajdari është vjedhur vetura e tipit “Mercedes” dhe materiale si akumulatora, filtera, ulje e të tjera.
R.H banor i fshatit Dritan, ka treguar për Indeksonline se hajnat ia kanë vjedhur veturën në oborrin e shtëpisë.
“Në dy lagjet tona kanë ndodhur vjedhje pas mesnate, ora 3. Në lagjen Kastrati është vjedhur një veturë dhe një traktor, ndërsa në lagjen tonë është vjedh vetura jonë Mercedes, një veturë tjetër është dëmtuar, po ashtu janë vjedhur disa materiale si akumulatora, filtera, ulje e të tjera. Vlera e tyre është diku tre mijë euro. Kemi njoftuar Policinë, kanë qenë bashkë me hetues dhe po merren me rastin. Vetura jonë edhe e kojshive kane qenë brenda oborreve në momentin kur janë vjedhur”, ka thënë ai.
R.H shpreson që Policia sa më shpejtë të gjejë kryesin e vjedhjes dhe raste të tilla të mos ndodhin më.
Edhe në raportet 24-orëshe të Policisë rastet me të shpeshta të vjedhjeve janë ato të veturave, të cilat jo vetëm që vjedhen në parkingje, por edhe brenda oborrit të shtëpisë.