Vulin në Rusi: Maqedonia e Veriut gjithnjë e më shpesh do ta “sulmojë” Serbinë

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin në Moskë në kanalin shtetëror “Rusia 24” porositi se “bota nuk do ta ndalojë fatkeqësinë në Ballkan nëse e lejon krijimin e Shqipërisë së Madhe”.

Ai deklaroi se të gjithë shqiptarët, me përjashtim të dy komunave në Serbi ndodhen në rrethim të vetëm politiko – mbrojtës të NATO-s”, transmeton Sputnik Serbia.

“Kur Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e NATO-s, ndërsa kjo pritet tashmë një vit, të gjithë shqiptarët do të jetojnë në rrethim të vetëm politik dhe mbrojtës. Ata kërkojnë formalizim të territorit të tyre përmes kufijve. Të gjitha vendit heshtin. Mali i Zi shumë shpesh e sulmon Serbinë, por jo edhe “Shqipërinë e Madhe”, edhe pse ajo dëshiron të marrë pjesë nga territori i saj. Edhe Maqedonia e Veriut shumë shpesh do ta sulmojë Serbinë, e njohu Kosovën pa kurrfarë problemi, ndërsa gjysma e territorit të saj është në rrugë të “Shqipërisë së Madhe”. Të gjithë heshtin, vetëm Serbia flet”, tha Vulin.

Ai vlerësoi se edhe krahas asaj që në Serbi nuk ka konsensus për Kosovën, interesi i saj është që t’i mbrojë serbët në Kosovë.

“Nëse dëshironi ta zgjidhni çështjen nacionale shqiptare edhe serbët do ta zgjidhin çështjen e tyre kombëtare. Ne nuk kemi herë të dytë. Do të thotë, kur flisni për Kosovën, mos e ndani nga tërësia e çështjes serbe. Ne duhet ta zgjidhim gjithë çështjen nacionale serbe, duke përfshirë edhe Kosovën, e jo pa të. Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare duhet të kenë mirëkuptim për problemet serbe”, theksoi Vulin.

Sipas tij, derisa serbët janë në Kosovë mund të bëjmë diçka. “Ajo që për ne është shumë e rëndësishme, se vendet e mëdha dhe të fuqishme Rusia, duhet të kuptojnë se po krijohet “Shqipëria e Madhe”, tha Vulin, duke shtuar “derisa presidenti Aleksandar Vuçiq është komandant suprem i forcave të armatosura serbe dhe derisa unë jam ministër i mbrojtjes, mund të jeni të sigurt se nuk do të hyjmë asnjëherë në NATO, madje edhe të jemi vendi i fundit në Evropë që nuk është anëtar i NATO-s.Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, me ftesë të kolegut rus Sergj Shojgu në Moskë mori pjesë në Konferencën e tetë të sigurisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme