Përpara se të blihet ‘iPhone’ i ri, shpeshherë mund të dyshohet nëse ai është i përdorur më parë.
Por, ekziston një metodë për të zbuluar nëse smartfon është i ri, i riparuar apo i përdoruar më parë, transmeton lajmi.net.
Ju mund ta dëshifroni prefiksin e modelit të pajisjes, për të përcaktuar statusin e saj.
Ndiqini procedurat:
– Hapni opsionin “Settings” në iPhone
– Shko te “General” dhe pastaj shkoni te “About”
– Kërkoni për “Model” dhe më pas lexoni identifikuesin e modelit pranë atij teksti, i cili duket diçka si “MN572LL / A”. Shkronja e parë do t’iu tregojë nëse pajisja është e re, e rinovuar, apo e përdorur.
– M – tregon se pajisja është e re.
– F – Pajisja është rinovuar.
– P – Pajisja është e përdorur. /Lajmi.net/