Sipas raportit më të fundit të IDC-së, shitjet e telefonave në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë (EMEA) kanë arritur në 83.7 milionë njësi gjatë tremujorit të parë të këtij viti. Kjo e paraqet një rënie prej 3.3% në nivel vjetor, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sa i përket vlerës totale, është realizuar rënie edhe më e madhe nga ajo që pritej prej 26.8 milionë dollarësh në vlerën e shitjeve me pakicë, që është 10% më pak se gjatë tremujorit të parë të vitit 2018.
Huawei ka pasur rritjen më të madhe në këtë rajon (66.1% në nivel vjetor) në livrim, i pasuar nga Xiaomi me 33.3 për qind. Të gjitha brendet e tjera të mëdha kanë livruar më pak telefona se viti paraprak. HMD-ja ka pasur livrim më të vogël për 32.6 për qind, ndërsa Apple e ka humbur 22.73 për qind të tregut.
Samsungu ka mbetur prijës për sa i përket pjesmarrjes në treg me 28.5%, pasuar nga Huawei (25.4%) dhe Apple (14.7%). Rezultati i kompanisë Apple është më i keqi gjatë pesë viteve të fundit dhe, meqë telefonat e rinj të kompanisë nuk priten përpara tremujorit të tretë, rezultate të ngjashme parashikohen edhe për tremujorin e dytë.
Lindja e Mesme e kishte rënien më të madhe në livrimet e telefonave (18.8% në nivel vjetor), ndërsa Afrika e kishte një rritje prej gjashtë për qind. Evropa nuk e pati ndonjë ndryshim të konsiderueshëm. IDC-ja për periudhën e ardhshme parashikon luhatje të konsiderueshme dhe përzierje të tregut, për shkak të tensioneve gjeopolitike dhe faktit që konsumatorët po vendosin më rrallë se më parë të blejnë telefona të rinj.