Burri e qëlloi me armë gruan, ia humbi gishtin e dorës pastaj tentoi të fsheh krimin

Së voni në kryeqytet burri plagosi me armë zjarri gruan me të cilën bashkëjetonte. G.Makolli gati e la pa njërin gisht të dorës përgjithmonë, gruan me të cilën ndante gjithçka. Pasi luajti të fortin ndaj gruas ,ai tentoi ta fshehte krimin nga policia. Gruan e dërgoi për ndihmë mjekësore  në një spital privat. Kësaj ngjarjeje i ranë në fije organet e hetuesisë. Burri që është tani është arrestuar po hetohet për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Një muaj paraburgim ia ka caktuar Gjykata Themelore e Prishtinës, G.Makollit gjatë kësaj jave. Ky i fundit ka qenë zyrtar në Post Telekomin e Kosovës qe një kohë. Por krimi që ai ka bërë nuk lidhet me vendin e tij të punës.

Makolli me datë 16 të këtij muaji sipas gjykatës kishte tentuar që ta privojë nga jeta A.A me të cilën po bashkëjetonte. Zënkat në çift kishin bërë që të përdorej edhe arma nga ana e G.Makollit.

Sipas Prokurorisë së shtetit, i dyshuari, po akuzohet për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, si dhe veprën tjetër “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

E nga arma e shkrepur, gruaja  e A.A, ka marrë lëndime trupore nga të cilat rëndë e ka lënduar edhe njërin nga gishtat e dorës. Por ajo, vetëm pas gjysmë ore ishte dërguar për në spital nga vet Makolli.

Ai, viktimën e kishte dërguar në një spital privat për kurim. Duke tentuar kështu që ta fshehë të gjithë rastin.

Për këtë ngjarje, detaje për Express, ka dhënë edhe Gjykata Themelore e Prishtinës. Nga ky institucion kanë konfirmuar se të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të kundër të pandehurit G.M. për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Vrasja e rëndë në tentativë nga neni 173 par.1 pika 1.3 lidhur me nenin 28 të KPRK-së dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, kanë sqaruar për Express, zyrtarë nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Nga gjykata shpjegojnë se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri G.M. më datë 16.06.2019 në shtëpinë e tij, me qëllim që ta privoj nga jeta të dëmtuarën A.A. me të cilën bashkëjeton, kishte shtënë në drejtim të saj me armë zjarri. I pandehuri pas gjysmë ore e kishte dërguar të dëmtuarën në Spitalin Amerikan në Prishtinë duke mos e njoftuar policinë.

E nga Gjykata japin edhe arsyet se përse e lanë në paraburgim G.Makollin.

“Gjykata ka konstatuar se ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, ngase nëse i pandehuri gjendet në liri do të mund të pengonte rrjedhën e procedurës penale duke fshehur, ndryshuar ose falsifikuar provat e veprës penale si dhe duke ndikuar në të dëmtuarën dhe në dëshmitarë të rastit. Duke u bazuar në mënyrën dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale, peshën e veprës penale, karakteristikat personale të pandehurit dhe sjelljet e tij të mëparshme, nëse i pandehuri qëndron në liri do të mund të përsërisë veprën penale”, thuhet në përgjigjet e gjykatës.

E dhuna ndaj grave në Kosovë ende është duke vazhduar.

Express dje ka raportuar se si pas plagëve të marra nga dhuna që burri kishte ushtruar ndaj saj kishte vdekur edhe një 54 vjeçare nga komuna e Suharekës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme