Tri ditë me dyqane të mbyllura, kjo është situata aktuale në veri të Mitrovicës

Gjatë kësaj jave, në veri të Mitrovicës situata ishte e tensionuar.

Kjo pasi me urdhër të Serbisë, u mbyllën dyqanet duke inskenuar kështu një ‘katastrofë humanitare’.

Por, duke mos iu lënë hapësirë që diçka e tillë të realizohet, ministria e Tregtisë në bashkëpunim më bizneset vendore, dërgoi pika shitëse mobile me mallra ushqimore në veri të vendit në mënyrë që qytetarët të furnizoheshin me produktet esenciale.

Pas këtij veprimi të Qeverisë së Kosovës, këto dyqane u hapën, ndërsa tregtarët serbë paralajmëruan se do të ndërmarrin aktivitete tjera për të kundërshtuar taksën 100 për qind.

Përkundër tensioneve, situata në veri ka mbetur e qetë. Zëdhënësi i Policisë, për Mitrovicën veriore, Besim Hoti ka thënë për lajmi.net se nuk është vërejtur ndonjë incident.

“Situata është e qetë, nuk është vërejtur ndonjë incident ose diçka e ngjashme”, ka thënë shkurt Hoti.

Vlen të theksohet se për shkak të paralajmërimeve të serbëve për veprime të tjera të cilat janë tentim i destabilizimit të situatës, ministria e Punëve të Jashtme ka marrë vendim që t’ua ndalojë hyrjen në Kosovë të gjithë zyrtarëve serbë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme