Një numër i madh i aksidenteve ka ndodhur gjatë ditës së djeshme (e mërkurë) në Kosovë.
Policia e Kosovës, ka njoftuar se numri i aksidenteve në komunikacion gjatë 24-orëve të fundit ka arritur në 65
Siç bëhet e ditur, 31 prej aksidenteve ishin me persona të lënduar ndërsa në 34 aksidentet tjera raportohet të ketë pasur vetëm dëme materiale.
Po ashtu, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1 mijë e 453 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.
Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, polica bën të ditur se në ditën e djeshme janë arrestuar 41 persona, 31 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 5 në vuajtje të dënimit. /Telegrafi/