Shtëpiza përfshihet nga zjarri, vdes një grua në Gjakovë

Një grua ka vdekur në fshatin Shishman i Bokës në Gjakovë.

Policia raporton se një grua në Gjakovë ka humbur jetën si pasojë e ngulfatjes nga tymi pasi shtëpiza në të cilën ajo gjendej ishte përfshirë nga zjarri.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, përcjell lajmi.net.

“ Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një shtëpizë (barakë) në të cilën gjendej viktima femër K-Shqiptare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit viktima është ngulfatur nga tymi dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme