Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, përmes një njoftimi për media thotë se ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.
Personi i dyshuar është: Arben Safet Humaj i lindur me 04.02.1988 në Gjakovë me banim ne fshatin Vitomiricë-Pejë. Policia thotë se po e kërkon atë për veprat penale 20 raste për veprën penale “Mashtrim”, 2 raste për veprën penale “Vjedhje” dhe 1 rast për veprën penale “Dhunim”.
I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykatat Themelore të Prishtinës, Pejës, Mitrovicës, Gjakovës dhe Gjilanit.
Policia e Kosovës, thotë se kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
192 dhe 080019999 (pa pagesë)
039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
E-mail adresa: info@kosovopolice.com