Një burrë e dy gra janë vënë në pranga në Prishtinë me dyshimin se kanë kryer veprën penale “mundësim dhe detyrim me prostitucion”.
Këtë e bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, që thotë se rasti ka ndodhur rreth orës 22:00, transmeton Koha.net.
“Janë arrestuar tre të dyshuar, një mashkull dhe dy femra K/Shqiptar-e, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të lartë cekur. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.