Pedofili rus arrestohet në Prishtinë

Pedofili Artyom Skrobov është arrestuar në një hotel të Prishtinës, ku përmes videove dëshmohet se ai është përfshirë në skena intime me fëmijë.

Organet e rendit kanë zbuluar se 39-vjeçari Artyom Skrobov merret me krime kibernetike. Në pajisjet e tij janë gjetur elementë të inxhinierisë teknologjike (IT), mjete për “phishing” dhe ndërhyrje në privatësi përmes softuerëve të fushës së sigurisë.

Skrobov është edhe hulumtues i sigurisë në kompaninë “Check Point”, me interes të veçantë në “inxhinierinë e kundërt” dhe hakimin e nivelit të ulët.

Sipas të dhënave të institucioneve përkatëse të Republikës së Kosovës, nuk dihet nëse Andrey Skrobov ka lidhje të drejtpërdrejta me institucionet e sigurisë së Federatës së Rusisë, por është vërtetuar se i njëjti në Kosovë (Jarinjë) ka hyrë me tren nga Serbia. Në hulumtimin e redaksisë për Skrobovin, në rrjetin e tij social në Facebook shihet se më 12 tetor ka postuar fotografi nga Kragujevci i Serbisë.

Sipas përmbajtjes së fotografive të postuara, shihet prania e shtuar e fotografive me fëmijë nëpër parqe në qytete të ndryshme nëpër botë. Gjithashtu, në YOUTUBE , ai vërehet teksa mban një prezantim hulumtues “sulmet e avancuara me SMS”, gjë që e ndërlidh Artyom Skrobovin, rusin e arrestuar në Prishtinë me dyshimet e përfshirjes në krim kibernetik,

Policia e Kosovës e ka konfirmuar arrestimin e këtij të dyshuari në raportin e saj 24 orësh për dyshimet, për kryerje të veprës penale “keqpërdorim i fëmijëve me pornografi”.

Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje. Në cilësinë e provave policia ka konfirmuar se ka sekuestruar: një laptop, një telefon mobil, një aparat fotografik dhe një SD kartë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme